Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Këtu më prit” të autores Gjyste Dajani

Titulli: Këtu më prit
Autore: Gjyste Dajani
Redaktor: Denilu
Korrektor: Alket Dajani
Recensa: Ndue Hila

Botimi i parë, 2019

Përgatiti për botim: Roland Lushi

©Të gjitha të drejtat i takojnë autores

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall 32. Ap. 7
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, gusht 2019

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Dajani, Gjyste
Këtu më prit : poezi / Gjyste Dajani ;
red. Denilu. – Tiranë : Ada, 2019
64 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-296-45-0
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

P A R A T H Ë N I E 

Zadrima, krahina me emër të njohur që në lashtësi, një vakef i Krishtërimit, me tradita, zakone, me veshje të veҫantë që dallohet nga trevat e tjera ose Sopa e lashtë.
Besnike e fesë katolike.
Nga kjo krahinë kan dal shumë intelektual, priftërinjë me shkolla të kryera në perëndim, në vendet më të zhvilluara Europiane si në Itali, Austri, Angli, Francë e deri në Azi si p.sh. vllezrit Gazulli, Bardhi, Fishta, Pjeter Zarishi, Daniel Dajani e dhjetra të tjerë. Nga këtu është shkruar më e hershmja që njihet në histori në gjuhën shqipe “Formula e Pagëzimit” nga meshtari Gjon Buzuku. Është krahinë me intelektual të shumtë djem e vajza, burra e gra me emër që kan kontribute të padiskutueshme edhe në lëvrimin e gjuhës shqipe, mbrojtjen e mbajtjen gjallë të saj etj. Një ndër to është edhe poetja e mirënjohur Znj. Gjyste Dajani me 9 volumet e saj me poezi, një zonjë fisnike me autoritet e prestigj kudo ku ka studiuar e punuar. Është e dlirë, me shoqëri të pastër, e komunikueshme, e zgjuar e njerzore. Me profesion dentiste, me shije të hollë, me kulturë dhe pasionante në poezi. Ajo ka kryer shkollën në qytetin e lashtë e të bukur, në Vlorën heroike, me njerëz e kulturë të lashtë. Duke lexuar poezitë e Gjyste Dajanit shikon një rritje të saj në këtë fushë të letërsisë shqiptare. Tematika që trajton është e larmishme dhe në këtë libër vjen këndshëm e bukur me një eksperiencë të fituar ku shfaqet më e lirshme, më e guximshme me metaforë e satirë befasuese. Poetja thur bukur të kaluarën me të tashmen dhe frymëzimi e mesazhet e saj janë të pashtershme. Poezitë e saj që shkruan për një kohë të shkuar i përshtaten mrekullisht parimit filozofik te kohës dhe hapësirës që lexuesi rrëmbehet sikur e ka jetuar vete atë ngjarje a fenomen që shtjellohet kendshëm në shumë poezi të autores.
Në këtë libër të rradhës sado njohje të ketë për llojet, rrymat, sado të ketë eksploruar profilet e poetëve, por edhe prirjet e artit poetik, Gjyste Dajani mbetet një zë i veҫantë në linjën e krijimtarinë e saj. Poezia është një e fshehtë që ti kujton të gjitha. Kur futesh në poezitë e saj humbet në ngjyrat, aromat më të shumta e të ndërlikuara të natyrës dhe të shpirtit njerzor. Ajo jeton me kohën dhe me shqetësimet që paraqet. Ja si thotë në poezinë ”Tranzicioni” …
të gjitha i flaka tej gardheve të tokës … Tranzicioni shqiptarë errësirë e ditë, .. pritëm sa pritëm me vite të tëra,
mendjen ma lodhe, zërin ma ngjire …
në pushtet erdhi dreqi dhe e i biri … njëherë tek ne nuk u duk i miri”.
Këtu poetja të bënë të futesh thellë në mërzitjen, në pritjen e gjatë të njerzëve në rregullimin e vendit tonë.
Ajo ndjen dhimbje për të varfërit, njerëzit e shtresat në nevojë, për diferencat e mëdha mes atyre të pasurve e të varfërve, ja sa bukur e shpreh: ”

… Faliminderit miku im
që më ktheve kokën mënjëanë,
nuk është kusht më i mire
të jetosh veç në Tiranë…

Zonja Gjyste Dajani, poetja zadrimore nuk e len shpirti dhe zemra e saj pa thurur poezi të bukura për vendlindjen, për Zadrimën e Zadimorët duke i cilësuar …

Zadrima krahinë e madhe,
me kodra e fusha plot,
djemt azgan e vajza sorkadhe,
te shpërndare kudo në botë; etj
ty Zadrimë kurr nuk të harrojnë.
Ose tek poezia “Jam e lumtur” ajo shpërthen …
Sytë e tu me ngjyrë qielli,
si kristal zemër e sy, shpirti jetë i ngrohtë si diell,
jam e lumtur unë me ty…

Poetja Gjyste Dajani përҫon një mënyrë të saj të shkruarit poetik, ku shfaq dhe përdor mjaft mirë duke i dhënë fjales e vargut një intendim të shpejtë, dinamik dhe gjallëri ҫfarë gjendet në të gjithë poezitë e këtij volumi. Ajo përdor shqeto fjalën e bukur shqipe. Ja si thotë në poezinë “Gjuha Jonë ” …

Gjuha jonë është e rrjedhshme,
si burimi që zbret nga mali,
me fjalë të bukura që përmban,….
Çdo shqiptare perballon hallin.

Poetja nuk ndalet në krijimtarinë e saj pa vënë në dukje pa sqaruar e vlerësuar cilësitë dhe idetë që i shërbejnë në mënyrë relative jetës e cila synon të tërheq vemendjen e lexuesit për ta prekur shpirtin e tij botën e trazuar, plagët që dhembin si tek poezitë, i tradhëtuari zhgënjimi, Gruaja në fejsbuk, plagë pa shërim, plagë të shoqërisë etj.
Libri vazhdon me poezi të bukura për dashurinë, shoqërinë, shoqet, gëzimet në familje por edhe për natyrën e vendin e bukur të vendlindjes. Dua të veҫoj një poezi satirë të mrekullueshme me titull “Buburreci dhe miza” …

Të qeshim pak,
pse të mos qeshim, djal beqar kam buburrecin,
veҫ me mizën ra në dashuri … etj etj

Për të folur për këtë libër të mrekullueshëm poetik s’ka fund, por kur të lexoni nuk do ju hiqen nga mendja shumë poezi të arrira, do të kërkoni të ndryshoni diҫka nga vetja.
I uroj poetes krijimtari të suksesshme si atdhetare, si patriote, si shtetase e mirë në dobi të vendit tonë.

Ded Rramani

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,744 hits

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List