Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

DRITËPLOTË

Thirrjet e shpirtit
i prita
dritëplotë dhe gjumi?
Më fshihte
gjurmët e thirrjeve
provokonin
ç’do gjë sonte, tejkalonte
dhe faljet
rrotulloheshin foljeve
denigrojnë
dhe demonstrojnë, gjumit…?
Kjo ndërmjetësi
ndjenjash na linte
lidhjet…?!
Provokonin intimitetin
gjumit…?
Gjumit i zboja…!
Hënën
për të patur dritën tënde
aq të fortë aq
të plota
psherëtimat, ledhatonin
dëgjimin dhe
zgjonin shpirtin, e shikoja
tek lodronim
dijeve dhe ndjesive
prezantonim
mundësitë, në psikoanalizën
e një lodre
pranonim, ç’do fshehtësi!
Mbi një fjalë dhe
në ç’do fjalë large, ledhës…?
Oh…! Kjo ëmbëlsi
vriste…. natën, sonte…?
Kalimtare
s’e pranoj, si ta pranoj
natën
e zemrave të zhveshur
që thërrasin
kohën ta frenojnë…?!
Të humbur
mes dritës!… Mos më fto.

 

PA PORTOFOL

Shkujdesur trokiste
nata….!
Depërtonte mbi hyrjet 
dhe daljet
mendimeve të saj
nuk pajtohej
as njihte, protokollet?
Pa portofol dhe
kështu ndahej, nata…!
Kishte
dhe mbronte afrimitetin
e saj, me errësirat
ndante, zbehjet
e bukurive i shtronte dhe
u kërkonte…!
Pajtim. Këto, e mahnitnin
natën dhe unë…?
Mahnitur
natës, kur zbrazte
bukuritë!
Udhëtonin, jashtë
dëshirave
të natës dhe kombinonin
portave
gjigande, mes gjithësisë
hapeshin aty!
Ku gjenin dhe rrëfenin
dritën dhe
diellin në pajtim…!
Jo simboik.

 

PREKJE

Linjave, derdhur
mbi simbole
prekjesh, nuk jetoj. 
Jetoj…!
Eksplorimeve mes
zonave
të panjohura pa
kufizime dhe
mes surprizash joshur
joshjeve…?
Derdhem, si iluzionet
mes prehrit
të ngrohtë…!
Nuk gëzoj. Gëzoj…!
Përkushtimeve
dhe jo vështirësive mbi
bastionet e tua
i sfiduar
të pa favorëshmet…!
Nuk triumfojmë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s