Poezi nga Jakup Ceraja

Poezi nga Jakup Ceraja
 
 
NË FSHATIN TIM
 
Fëminin’ e vorun, o vëlla,
këtu, në kët rrasë e kam gdhendë
me gishtat e njomë;
këtu, në kët rrugë i kam vizatue
me gjakun e kambëve të zbathuna –
vragët e fëminisë.
 
Këtu, në kët sukë e kam lanë
tarçukun e lëkurës
me ‘i copë bukë të kuqe
që nana me ‘i grimë djathë ma patë dhanë.
 
Këtu, në kët fshat, në kët Cerajë të blertë
kthehem edhe kur jam larg –
këtu jam gjithnji,
këtu zemra e mendja më rri…
 
 
 
ELEGJI PËR FSHATIN CERAJË
 
Cilën bardhokë tash me bekue?
Cilën sykë me ndjellë?
Cilës bareshë tash me fyll me i ligjërue?
Me cilin shok me u kaçumitë?
Në cilën shenjë me qitë?
 
Thue janë plakë zogjtë e gazmuem –
barijtë e vorfën e krenarë;
thue njiqind vjetë prej atëherë shkuen
e asgja s’e ka ma atë ngjyrën e parë.
O, pse nuk qesh si dikur, Çukë e Shavarinës?
Rreze e Bahçes, po më duket për herë të parë po
t’shof
dhe krejt ju, o vende, që po më thithni në shpirt…
Po, po më djeg shumë, pa masë,
shumë po më djeg malli
për çdo çdufërr e rrasë,
se, sado mirë njeriu me jetue në vende tjera,
vendi ku lindi gjithmonë ka me iu dukë si vera,
në zemër ka me i mbetë peng…
 
O, sa kisha dëshirue në kët firajë
vetëm edhe nji herë çdo gja me përtri!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s