Doli nga shtypi i Shtëpisë Botuese  “EMAL” vëllimi poetik  “FJALËT E PATHËNA” i autores  Lumturije Fortuzi me redaktim dhe parathënie nga shkrimtari Vullnet Mato

Doli nga shtypi i Shtëpisë Botuese  “EMAL” vëllimi poetik  “FJALËT E PATHËNA” i autores  Lumturije Fortuzi me redaktim dhe parathënie nga shkrimtari  Vullnet Mato

 

THJESHTËSIA POZITIVE, NË POEZINË E NJË ZONJE

Duke marrë në dorë librin e dytë “FJALËT E PATHËNA” të autores Lumturije Fortuzi, vërej me kënaqësi, se në këtë botim, ajo ka një zgjerim te dukshëm të tematikës krijuese dhe thellim të spikatur, në psikologjinë e karaktereve. Heronjtë lirik të saj, janë njerëzit e thjeshtë, të përditshëm, pjesëtarë të rrethit familjar, që pas pamjes së jashtme, zbulojnë misterin e botës së brendshme shpirtërore. Shpalosin qëllimet dhe aspiratat e tyre, për një jetë më të mirë, për marrëdhënie njerëzore më korrekte në familje e shoqëri.

Mosha dhe përvoja e pasur jetësore e autores, i ka mundësuar asaj, të futet deri në skutat e ndërgjegjes së individit, për të zbuluar aty për lexuesin, koncepte dhe qëllime të mbara e të mbrapshta, që duhen korrigjuar në jetë. Moralizimet në poezinë e saj, synojnë ta përsosin njeriun dhe shoqërinë, sidomos atë shqiptare, ku ajo konstaton, se po devijojnë nga zakonet e mira, për shkak të gjendjes ekonomike dhe rrethanave të hapjes së shpejtuar me botën, sidomos gjatë emigrimit e Itali e vende të tjera.

Vargjet e saj, siç e thotë dhe vet autorja, janë të thjeshta, por të sinqerta e me burim zemre, për ata që e lexojnë me dashamirësi, dhe duan të bashkëjetojnë me mendimet e këshillat e mençura, të një zonje të pjekur, që adhuron artin letrar dhe atë figurativ në krijimtarinë e vet.

Ashtu siç përsërit autorja Lumturije Fortuzi në disa raste, dëshirën e saj modeste, që vlerësimin për poezitë e veta të thjeshta, e pret nga lexuesi, edhe unë dëshiroj, që pikërisht te thjeshtësia e saj, ata që e lexojnë, të gjejnë thjeshtësinë pozitive, tejet të nevojshme për njeriun e sotëm.

 

Vullnet Mato – shkrimtar, “Personalitet i Shquar”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s