Poezi nga Gentjan Hasanas

Poezi nga Gentjan Hasanas

 

***

I pashë,
të gjitha shelgjet,
shkuan te Kisha e Liqenit.

Ndezën një valë qiriu
me flakë të hënës,
”rrëfim” apo ”lutje”, s’e di.

Ndërsa murgeshat e bardha në shenjë nderimi,
mbajtën, ”një mbrëmje qetësi”.

 

***

Në prushin e fundit të perëndimit
ndeza një cigare.
Bijëzat e tymit i ngjajnë qetësisë, – gjyshes së madhe.

Thashë të rehatohesha…
Mbi thikën e madhe të orës
Mbi thikën e vogël të minutës.

Unë jam dhurues gjaku
Universi është dhurues kohe.

Sakaq,
gjilpëra e sekondave më ngulet në damar.
Shkëmbejmë impulsin e lumturisë,

ndersa, bijëzat e tymit
vallëzojnë mbi krahun e pajetë.

 

***

Perëndoi dielli
poshtë maleve të qepallave

E shikon, si më nuk shoh…

Dy , tre shpendë mendimesh
fluturojnë mbi liqenin e bardhë të çarçafëve,
krahët varur si shelgje, pa impuls…
Sa kot!
Më vjen të klith verbërinë time
( unë me ujkun jam shok)

Infermire, e veshur si hëna
është në cepin e dhomës
…diku në korridor!

 

***

Kur frynte erë…
unë e dija
ti lypsarja ime e dashurisë
piqje në mangall misrat qumështorë të shtatorit
e kërkoje lëmoshën time në çdo fytyrë këmbësori

Unë
çdo monedhë e ndava në rrugë
me ata që dinë ta thyejnë me dorë bukën e ngrohtë
e sa herë iu shkrepin sytë te bekojne

Më duket sikur do të gjej akoma dhe sot.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s