Poezi nga Fatbardha Behri Kaci
 
 
KUJTIMI YT
 
Në gjysëm terr , kur regëtin dritë,
ashtu dremitur , gjysëm fjetur ,
kujtimi yt më zë pritë ,
ashtu i ngrohtë , ashtu buzëqeshur .
 
Seç vjen ti , nga Gjithësia ,
me re bardhoshe veshur ,
zë i blertë , vetë mirësia ,
në shpirt më hyjnë heshtur …
 
Dhe lulëzon jeta me ëndërrimin
përflak me dritë mendimin .
Nuk më vret më e vërteta ,
se ikën me agimin …
 
Bashkë jemi ne më vibrim ,
në qiej drite të paanë ,flatron me Erosin , shpirt i bukur,
dashuria ka Zotin pranë .
 
 
 
ËNDËRR
 
Në ujra kristal , gurgullues,
zë i princeshës Sheherezade
Fluks i kujtimeve turbulluese
Nuk jam këtu , nuk jam atje .
 
Mëndafsh fërgëllues , qielli opal .
Ujrat e lumit puth një varkë .
Hazdisur peshqit në dritën ar
Nën shelg i miri po më pret .
 
Ka ulur Hënën në lëndinë .
Në kupë të duarve , xixëllonja.
Drithëron malli me Gjithësinë
Poetë yjet , vargëzojnë shkronja …

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,330 hits

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List