“Dimensioni tjeter” – Fragment nga libri “Fate të trashëguara” i autores Lela Dardha Kokona

“Dimensioni tjeter” – Fragment nga libri “Fate të trashëguara” i autores Lela Dardha Kokona
 
 
***
 
Pasi u verdallosa ça me Xhorxhon ,burrin tim,neper rruget e atij fshati Arberesh,me ra ne s’y nje librari e vogel ,ku nuk ta merrte mendja se ishte librari, po te mos kisha pare nje stive me libra te pluhurosura dhe disa kartolina.
_Pershendetje !
_ Pershendetje !__ na e ktheu librashitesi.
_ _Cfare librash ka ketu ? _e pyeta
_Nuk shikon qe vec librari nuk mund te jeté kjo ?_ nderhyri Xhorxho .Djaloshi qe rrinte matane banakut ,beri nje buzeqeshje sepse s’mund te reagonte ndryshe.Nuk prita me te fliste Xhorxho por e pyeta:
__ Cfare librash filozofik keni ?Ai me dha nje buzeqeshje te embel dhe mu pergjigj i surprizuar :
__ Po, ja kam” Sokrati “, “Platoni” …I mora dhe u largova me nje shije te mire,e kenaqur nga ajo librari.Me beri pershtypje menyra e komunikimit me ate djale.Mora ngarkesa emocionale ,qe kisha kohe pa i ndjere ato emocione pozitive dhe buzeqeshje thellesisht te kenaqur.
_ Cfare ishte ky liber qe more ? _ mu drejtua Xhorxho i habitur.
_Cte duhet ky ty ?_ vazhdonte te fliste Xhorxho
_Sokrati i kohes antike,qe ka ushtruar ndikim te fuqishem pergjate shekujve “Une di , se nuk di asgje” “Dija ime eshte jo dije “, pra te njohim vetveten, _ i thash ndersa vazhdoja te shfletoja faqet e librave me kenaqesi.
__Mire, po ate tjetrin ce deshe ? _ngulmonte Xhorxho
_Ky eshte Platoni, filozofi i ideve”Qenia ime eshte vlere” thote ai . Filozofia eshte dashuri per dije, urtesi. À mor Xhorxho, sa inat me vjen, qe nuk je dashamires i librave !Sa hère humbisja ne ato rreshta, rrija e kredhur ne mendime per disa caste. Ndersa shfletoja fletet e librit, sikur shfletoja fletet e albumit te jetés time qe , hère me ngrohnin e hère me ngrinin zemren.Xhorxho, hère heshtete e hère bente ndonje buzeqeshje, ndersa une i jepja jeté buzeqeshjes se tij duke qeshur me ze. Ishte menyra me e mire per te dhe per te shmangur shume probleme mes nesh…Buzeqeshjet e tij ishin shume te rralle. Shpesh me lodhte pesha e injorances ne ate vend te izoluar, i kuptoja qe ishin te pafajshem, te tilla ishin rrethanat e tyre.Mundohesha te gjykoja me pak e ti kuptoja me shume.I pranoja ashtu si ishin, me gjithe diferencat e natyrshme qe ekzistonin, kulturore ,intelektuale qe ishin mes nesh ,duke shembur ato mure apo barriera qe kisha ndertuar.E dija qe do te me lodhte ankthi,qe do te me shkaktonte pendimi.Buzet i mbaja te mbyllura, te mberthyera fort, lotet i perthitha brenda e nuk mund te thaheshin kurre.Jeta qenka si deti plot mistere. Librat filluan te me jepnin kenaqesi, te ndryshoja ne mendesi, komunikim, ndjehesha me e plotesuar, me e permbushur.Gruaja pa zgjuaresi nuk vlen, sado e bukur te jeté. Shpesh mbyllja syte, lutesha dhe enderroja, se gjerat me te bukura ne jeté nuk shihen por ndjehen nga zemra. U ngrita duke vrojtuar nga dritarja nje trumcak te vogel ,Ciceronte mbi deget e nje plepi pa gjethe, prane dritares ,dukej se ishte i uritur.Ndjeva qe dikush po bente nje hije pas meje, duke qendruar i heshtur.Ishte vjehrri im. Kishte mberthyer shikimin me shume kureshtje mbi veprimet e mia me trumcakun. E ndillja, i kendoja, shtrija doren qe te qendronte ne pellemben time.
_ Degjo Léa,_ me tha me nje ze perkedheles,_ ti ,do te jesh nje nene e mire ,per femijet e tu!Nuk kuptova ku donte te dilte, ne moment zemra mu drodh. Mos valle e di ky problemin e Xhorxhos qe ……apo valle mendon, se ,faji eshte i imi qe nuk kam femije !?
_Po te shikoj se sa shume dashuri u jep trumcakeve , sa vemendje u kushton !Po imagjinoja sikur ato te ishin femijet e tu, vazhdonte e fliste ai. Mendova se ndoshta e kerkon shkakun nga goja ime, se isha une ajo qe skemi fémije? Faleminderit per vleresimin qe ke per mua !Zogjte vertet me japin kenaqesi,me ushqejne me deshiren per te qene e lire. Ata jane human me njeri tjetrin, jane rromantike se dîné te kendojne., Kane nje lidhje mes te mbinatyrshmes,perkatesisht mes qiellit dhe tokes.Jane simbol i mbartjes se mesazheve. , me thoshte gjyshja ime., _i thash pa e pare ne s’y . Mire mire, po hajde tani bej ndonje pune ne kopesht, prashit,,pastro, mbill…Leviza nga ajo dritare e shkova te dritarja tjeter e dhomes, e pastaj iu afrova.
__ Ju mendoni se jam nje kafshe Pune? Po jetoj ne ashpersine, vrazhdesine tuaj. E ndjej veten te neperkembur.Ne familjen e tyre nuk kundershtohej fare autoriteti tij. Ngriti veshtrimin mbi mua,gishtat e tij ngritur, ndalen levizjen drejt meje.Veshtrimi im , i dukej fyes.
__Si,si thé ?Si guxon ?…__dhe nuk arriti te mbaronte mendimin, sepse e dinte se do te gabonte po te vazhdonte me tej, do te dilte nga vetja.Mu duk sikur keputa nje hallke zinxhiri te padukshem dhe fitova dicka qe nuk shpresoja. Ishte beteja me e veshtire qe kisha bêre ndonjehere. Buzeqesha me vete, u ndjeva e cliruar. Kjo kenaqesi e eger, u shua shpejt.Kisha dale ne nje dimension tjeter pa e kuptuar.. Si i lash ndjenjat e mia te lira, te shfryj nervat ne ate menyre.? Po me vriste pendesa.
 
 
Lela Dardha Kokona

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s