Poezi nga Ylli Pollogati
DIELLI PËRTEJ
ËNDRRASH
Në sy detin
mora,
Më dogji uji
kripur.
Për ëndrat dhe
shtigjet
Jatak m’u bënë
brigjet.
Më mbulonte
reja,
Acarit të egër…
Ditarin e vjetër,
Lisit ia lash
peng.
Ikjes tej kurbeti
Koka pas më
mbeti!
Anijes së madhe
mes piratësh…
Një merak i
vjetër
Më dhimbte në zëmër!
Lotin e
dikurshëm,
Me sqepin që
shponte,
Lejleku ma
kishte vjedhur
Dhe brigjeve shtegtonte.
Nxitoja….
Edhe në
mendime.
Agut, dritë të
shihja.
Sytë përball t’i
kisha me të
mikes,
Të tresja mallin
buzëve.
Me lotët e mallit
Të laja rrudhat e
ballit.
Të digjia shkarpa
e shkure,
Që përtej
ëndrrash,
Të shikoja diellin
thellë në këto
muzgje.
TA DISH!
“ Ta dish”- më the,
Kur më dhe të fundit
puthje
Dhe ike!
Farën që pas le,
E mbolla kujtimeve.
Të rrita lule kopshtit tim,
Të quajta të shpirtit.
Me lotë të vadita.
Trupin të hidhja mbules,
Acarit e diellit të ruajta.
Bardhësisë së syrit telaj ,
Skicova portretin.
Zëmrës iu trete,
si jetë,
errësirës së trupit…
Detit kishe marrë..
Të dehte valsi i detit
dancit me pulbardhat.
Me dallgët e buta
mesazhe dërgoje,
Njomje merrnin
sytë..
“Ta dish”- më the
dikur.
“E di”- të thosha
s’munda!
Tani, “Trim” u bëra,
“Ti t’a dish mirë
moj lule,
se shpres iu bëre
zëmrës.
Detë e Qiell,
gri u bëfshin,
s’thahet kurrë kjo
dashuri,
me rrënj te zëmra..
Ajo ndihet si binjake.
Lëndim kur merrje ti,
Tek unë niste dhimbja..”
Vesë mu bëre,
rrëshqisje mbi dallgët
Melhem të më sillje…
Sytë kur i hap,
Endrës mbeti
ankthi.
Me mua,
një flutur po luante…
– KORRIK- 2019 –