Poezi nga Përparim Hysi

Poezi nga Përparim  Hysi

 

Ç’ MREKULLI?!!!

Sa e bukur! Eh, ç’mrekulli?!!!
Je aq e bukur,sa dua të të”ha”
PERËNDI! Të lutem,PERËNDI!
Përse më shtie në “gjynah?!”.

Pa shiko se ç’sy që ka
Pa lëre kur nga unë shikon
Do ta”ha”,se ndryshe më”ha”
Po më gllabëron.

Pse unë mos e ha “bukën thatë”?
Mos vallë do rri e të bëj sehir?
Po si mund të duroj që këtë mrekulli të mjaltë
Mos ta”ha” qelepir?!!!

Sulem e “përleshemi” kokë më kokë
(S’do mend: i egër “dyluftimi”)
“Mrekullia” më fali krejt një botë
Ndaj i gëzuar, tash, është Përparimi.

 

KAM DASHUR NJË RUSE !

Kam dashur një ruse dhe nuk kam se si e mohoj.
Dhe vjen e më shfaqet e largëta dashuri
Atë miken, ruse,nuk kam se si e harroj
Në më kujton ajo,as fare nuk e di.

Kam dashur një ruse… me”korrepodencë”
Veç letra shkëmbenim dhe fotografi
Se për dashurinë duhej”licencë”
“Licencë”nuk na dhanë.E vranë një dashuri.

Se”ngrica” qe e madhe, sa”ftohej” dhe”planeti”
Dhe letrat u prenë se përbënin “rrezik”
Të dërgoje letra,”rrezikoje” shëndetin
Dhe mu në ballë damkoseshe”armik”.

Kam dashur një ruse…dhe kam nostalgji
Se një iskër dashurie rri fshehur në zëmër
Në rron ajo sot,as fare nuk e di
Por nuk kam se si mos mallkoj atë kohë të nëmur.

 

P A G J U M Ë S I !

Më del gjumi,tek rri shtrirë.
Sytë më mbesin mbi tavan
Zë më shfaqet një dëshirë
Për ca çaste që nuk i kam.

Pastaj, bredh unë hergjele
Dhe pak futem në”bela”
Shoh një zonjë, taze, të re
Si me të po bëj sevda.

Sikur jam djalë çapkën
Edhe më nuk pranoj”fre”
Moshatar? Aq më bën
Se me mend jam në re.

Zbardhet dita dhe kthjellohem
E vërteta më është ndryshe
Rebelohem,s’rebelohem
I moshuar, pa si e qyshe.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s