Poezi nga Pjerin Ndreka

Poezi nga Pjerin Ndreka

 

N A N E

Tesh qe e le kete bote
ti shkon drejt e ne Parriz,nane,
se ke prite nji jete me e pa si asht.
Me pese yje qe ia ke fale qiells,
dron se nuk e ke meritue?!
Kur t’mbrrish para ShPjetrit,
thueji se ke nji amanet prej Pjetrit t’vogel
-Me u thane vllazenve se jam idhnue
qe ikt;
tesh ju merr malli
e keni me prite giate me m’pa.

 

POETI DHE LUMI

Lumi rrjedh i heshtun ne mes te Parisit.
Vargjet,metaforat randojne ne tabut.
Asht hera e fundit qe i bijne permidisit.
Lumi e Poeti ecin bashke me ngut.

Lumi rrjedh i heshtun nen peshen e dhimbjes.
Duket se i hap rruge vraga e lodit t’bardhe.
Pse u ngute bac -i thote Ali Podrimjes.
Nuk t’prita kaq shpejt.Ca tu desht me ardhe?!

-Kahere s’t’kisha pa.Pata mall per ty.
M’ike aq i vogel.Lodin t’nisa mbrapa.
Malli syte mi teri.S’pata lod ma n’sy.
Rene e shtrydha n’qafe se me theku vapa.

Lumi i ka mbledhe lodt e babs e t’birit.
Rete si facolete,me perdhune i shtrydhi.
Kush e dan kufinin midis deks e njierit?!
Syni qe s’ka lod,rubinetin mbylli.

Synin e palod e paska lodhe gjumi.
Dielli nuk e vret e as anderr s’shef ma.
Lumi i prin Poetit.Ai kryeult mbas Lumit
n’rrugen e pakthim.Bashke ma mos me u da.

 

DISTIKË TË SHPIRTIT T’PLASUN

Kërkonim të shpëtonim nga njëri-tjetri
Kishim shpëtim veç te njeri-tjetri (Preç Zogaj).

* * * 
Kur nuk e don jetën me mue,
pse e kërkon dekën te unë?!

* * * 
Fjalë që ta shkulin zêmrën me rrâjë;
Pesha që t’bijnë bash n’dritë të sŷnit.

* * * 
A je ti, që të trêmb dashunia,
A e ngatrron dritën me zjerm n’sŷtë e mi?!

* * * 
Dashnisë ia morme shpirtin për s’gjallit,
u kthy’ n’fantazëm me u hakmarrë.

* * * 
Merre i grusht dritë e vêne n’sŷ;
Bân kryq e gjueje me nji puthje.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s