Poezi nga Vaid Hyzoti

Poezi nga Vaid Hyzoti

 

PLEQTË E PULSANOS

Gushti përvëlon dhe ata rrinë brenda.

Veç në buzëmuzg dalin përjashta.

Si moshen e tyre e gjejnë kohën

Pranë kufirit ndarës të dites nga nata.

E duan një të ftohtë -përballë kafes, në trotuar,

Zhurmshëm ndezin të përnatshmin pokër.

Mbajnë rradhë nderi për ne, “albanezët”:

“Jepu nga një birrë,kamarier!”.

Kanë qënë në Shqipëri si ushtarë të Duçes,

Por kurrë nuk tregojnë episode nga Lufta.

Vetëm ngaherë,përmallshëm,përhumbshëm:

“Ishte vend i bukur! Plot femra të bukura!”.

Jepen pas lojës dhe pas hileve,

“As”-in e fshehin dhe poshtë mbulesës.

Eshtë aq nxehtë,s’ka këmisha mëngëgjata,

Eh,ku t’i gjesh mëngët e xhaketës!

Vetëm kur në krye të rrugicës shfaqen

Femra gjysmëzhveshura sipas stinës,

Harrojnë asin, e harrojnë lojën

Me shikim nderi e shoqërojnë tinës.

Pastaj vazhdojnë tërë shamatë,

Shtohen hiletë në lojën me letra…

Lufta dhe loja nisen aq lehtë,

Humben aq lehtë kur në sfond shfaqet femra…

 

ÇDO NATË…

Çdo natë nisem me avion për nē Shqipëri.
Fëminjët më kanë prerë biletën,
Më kanë përgatitur bagazhet
Dhe më përcjellin në aeroport…
Veç akoma se ç’ndodh ende nuk e di,
(Dyshoj se fëminjët tinëzisht më drogojnë),
Sepse vazhdoj akoma
Të zgjohem nė New York!

 

NATË NË MAJAMI 

Janë pallate,
Apo janë anije,
Sa mbi det,
Aq te zhytur thellë…
Eshtë ballkon
Ku do të doje të rrije
Gjiri vajzës
Që veç epsh të ndjellë.

Jam në ëndërr që ndodhem këtu,
Mos stonoj bukurive të rralla?
South beach,
Bregu i pafund
Më kanë zhytur mua në përralla.

Merr një gotë dhe zhyte në det,
S’gjen më ujë,-
Por një gote vere.
Ndaj dhe ty këmbët do të merren,
Si të gjithë:do kalosh ne dehje.
Do bërtasësh…gjithë buzëqeshje(!) …

Mbarë bota solli këtu misset.
Të hutojnë:
Ah,të flirtosh me ta!
Marramendja
Shpejt të thane nga xhepat…
Ti-i lumtur
Që humbet gjithçka…

Porse prapë je i mrekulluar
Në Majamin
Që kursen në veshje

Rri mendon kur të kthehesh prapë
Dhe gjithmonë:
Pa gruan me vete!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s