Noam Chomski- disa porosi / Përgatiti materialin Bardhyl Selimi

Noam Chomski- disa porosi

Ka lindur në vitin 1928 në Filadelfia në një familje çifute. I ati, William Chomski, (1896-1972) kish lindur në Ukrainë ndërsa e ëma, Elsi  Siminivskaja, është nga Bjellorusia. Gjuha e prindëve ishte jidishtja, por ata nuk e flisnin atë në shtëpi.

Që më 1945, N. Chomski nisi të studiojë për filozofi dhe linguistikë në Universitetin e Pensilvanisë. Një mësues i tij, Zellig Kharris, e këshilloi atë të krijonte një strukturë sistemore të një gjuhe. Edhe opinionet politike të Noamit janë ndikuar nga Kharris.

Më 1949; Noam u martua me Karol Chats dhe qendruan bashkë deri në vdekjen e bashkëshortes (2008). Për ca kohë, ata jetuan në një kibuce në Izrael. Kur e pyetën Nomanin në se ishte i zhgënjyer nga qendrimi aty, ai u përgjigj se i pëlqente por nuk mund ta duronte dot atmosferën ideologjike dhe nacionaliste.

Chomski u doktorua më 1955 në Universitetin e Pensilvanisë. Në tezën e disertacionit ai zhvilloi idetë linguistike, që pastaj i paraqiti në librin “Strukturat sintaksore” (1957). Në vitin 1955 i propozuan të ligjëronte për linguistikë në Universitetin e Masaçusetsit dhe më 1961 ai filloi ligjërimin.

Pikërisht në atë kohë, ai u zotua në politikë, që nga 1964 ai kundërshtoi publikisht hyrjen e SHBA në luftën e Vietnamit, por megjithë marrjen me politikë nuk iu nda linguistikës dhe mësimdhënies.

Noam Chomskin e quajnë një “Ajnshtajn i linguistikës”. Ai është njëri ndër më të cituarit si shkencëtar në botë. Amerikanët e quajnë atë “Sokrati ynë”, Gjeni i epokës sonë, intelektuali kryesor i kohës. Tani, 91 vjeç, Chomski ende jep mësim linguistikë në Institutin Teknologjik të Masaçusetsit, jep intervista dhe shkruan libra.

Noam Chomski nuk është thjesht një dijetar e linguist i madh, por paraqet edhe stilin e të menduarit. Ja 15 citate më mbresëlënëse të tij të domosdoshme për njerëzit e arsimuar.

 

  • Optimizmi është një strategji. Në se nuk beson, se është e mundshme  një e ardhme më e mirë, kurrë nuk do hedhësh hapin drejt saj,. Në se mendon se mungon shpresa, ajo do mungojë. Zgjidhe pra vetë.
  • Në se nuk besojmë te liria e vetëshprehjes së njerëzve, të cilët ne nuk i respektojmë, kjo do të thotë se ne nuk besojmë në lirinë e vetëshprehjes.
  • Letërsia ka më shumë dijeni për natyrën njerëzore se sa çfarëdo teori shkencore. Por duhet të jemi syçelët. Për shëmbull, në se unë dua të marr vesh diçka për revolucionin kinez, duhet të kuptosh që në lidhjen time me atë vend, ndikojnë librat që kam lexuar- psh ato për djalin riksha. Duhet ta pranojmë këtë, se ka edhe burime të tjera dijenish, jo më pak të rëndësishme për botën e letërsisë.
  • Në se sot ju jepni të njëjtat leksione si pesë vite më parë, do të thotë që ose objeti juaj ka vdekur, ose keni vdekur vetë ju.
  • Nuk shoh asgjë të nevojshme për të formuluar diçka në mënyrë të stërholluar, kur ka mundësi ta paraqes atë thjeshtë. Stërhollimi i diçkaje të thjeshtë është një lojë e pëlqyer e intelektualëve: sa më shumë të pa kuptueshëm, aq më mire! Ju vetë nuk e kuptoni deri në fund  atë që flisni, por doni të arrini fuqi, prestigj dhe ndikim.
  • Të lexuarit nuk është një shfletim i thjeshtë. Ai është mendim për atë që lexon, për shënimet anash, krahasimet mendore me l;ibrat e tjerë. Nuk ka kuptim të lexosh në se ju vetëm “e gëlltisni” librin dhe pas dhjetë minutash, harroni se përse bëhet fjalë. Leximi i librave është një ushtrim për mendjen tuaj, gjimnastikë për mendimin, që e zhvillon përfytyrimin tuaj.
  • Qasja në internet është një e mirë e madhe. Megjithatë dijenitë që marrim aty janë të përkohëshme dhe iluzore. Në se ju nuk e dini se çfarë kërkoni, në se nuk i ruani ato që gjeni, nuk kërkoni kontekstet e duhura, queni kohën tuaj të shpenzuar kot, po qe se nuk e keni tretur lëndën. Prandaj duhet të mendojmë, të arsyetojmë, të studiojmë. Mendoj se aftësitë për veprime të tilla tkurren pakëz. Nuk mund ta masim dot shkallën e degradimit dhe jam gati të vë bast, se tani fillon degradimi.
  • Kultura jonë e të kënaqurit të përshpejtuar të tëgjithë nevojave dhe dëshirave tona nuk jep shumë ndihmesë në zhvillimin e  këmbënguljes dhe sigurisë sonë.
  • Kuptimi i jetës përkufizohet si e përdorim ne atë, si e shndërrojmë. Ndonjë kuptim tjetër të jetës- qoftë njerëzore, qoftë qenërore, qoftë bakteriale- thjesht nuk ka. Ju e vendosni vetë ku qendron kuptimi i jetës suaj- si rrjedhojë ju, të paktën, e venin në zotërim atë. Në se do vendosni: unë do jetoj për të grumbulluatr sa më shumë pasuri- ky do jetë edhe kuptimi i jetës suaj. Duhet vetëm ta mëshironi sinqerisht veten tuaj- por po të ndodhë kështu, le të ndodhë.. Në se do vendosni: unë do jetoj për miqësi, dashuri, ndihmë të ndërsjellë me njerëzit, që synojmë t’u japin vetës dhe atyrë për rreth sa më shumë gëzim dhe lumturi- rrjedhimisht ky do jetë edhe kuptimi i jetës suaj.. Merrni parasysh, që mungon çfarëdo force anësore që do vendosë në vendin tuaj.
  • Nevoja për të menduar për thelbin e jetës, mbase, lind nga mosdëshira ose mosdija për ta zotëruar vetë atë. Në se e quani veten një krijesë të forcave të jashtëme, që ka fatin të marrë vazhdimisht shuplaka nga tregu, qeveria, prindët, despotët- nga kushdo qoftë- ju do filloni të kërkoni diçka të jashtëme, anësore, që mund t’u tregojë kuptimin e vërtetë të jetës suaj. Por në se keni një vlerësim normal të zhvilluar tashmë të vetës suaj dhe për të tjerët, ju do filloni vetë të krijoni kuptimin e jetës suaj vetanake.
  • Hipokrit është ay, që zbaton ndaj të tjerëve standarte, që ai nuk do t’i zbatojë ndaj vetes.
  • Ne e humbim fëmininë. Mësuesit i lidhin me zingjirët e instruksioneve. Fëmijët i lidhin me zingjirët e teksteve dhe provimeve. Në se gjithë të mësuarit synon përgatitjen për provime, askush nuk do mësojë gjëkafshë. Ҫdo gjë e thënë gjatë provimit do harrohet menjëherë pas tij.
  • Psikoterapetët e dinë që ndjenja e fajit i ngjan çengelit me të cilin mund të mbërthejmë personin më të fortë. Zotëruesi i çengelit i ngjan trapistit që drejton trungjet sipas rrjedhës së lumit. Në se mjetet masive të komunikimit i detyrojnë njerëzit të besojnë në fajin e vet para gjithë fatkeqësive që i rrethojnë, ata nuk të drejta politike. Vetëposhtërimi i nxit njerëzit drejt apatisë dhe mosveprimit.
  • Interneti kursen paratë, interneti kursen kohën. Por ai i shtyp lidhjet e ndërsjella. Mbaj mend, kur jetoja në një qytetth, atje zyra e postës ishte vendi i ndërkomunikimeve.Askush nuk dorëzonte letra, të gjithë shkonin atje në mëngjes, I merrnin vetë korrespondencat dhe ndërkomunikonin.
  • Fisi njerëzor vepron, mbase, që 100 mijë vjet dhe, në kohën e sotme, po përjeton diçka unike në historinë e vet. Ky fis është tani në gjendjen që tepër shpejt, gjatë jetës së disa brezave, duhet të vendosë në se eksperimenti për të ashtuquajturën jetë racionale të vijojë më tej, apo të vendosë ta asgjësojë atë.

 

Konspektoi Bardhyl Selimi (Israela Esperantisto nr 167, 2019)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s