Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

KOHA

Rrëshqet koha mbi bukuritë e shëmtitë e veta
Rrugëve të spërdredhura me muzgje e agime
Plagët gjak i kullojnë shtjellave të shekujve
Aty ku mbyllen i hap portat e reja të dashurive.

 

Fati Yt i lidhur si “Nyja Gordiane”

Me ç’lëvore misterioze t’i kanë mbështjellur
Petalet e tua të luleve që të magjepsin
Magji të bëra nga çoroditjet e mendjeve
A cipë rrezesh diellore që thyhen e s’lakohen

Ç’gishtërinj a ç’gjilperë a darë gërshërësh Duhen për ta zgjidhur fatin tëd të lidhur
Fatin tënd kompleks dhe shumë të hidhur
A po mjafton një dorë që e pret me shpatë
me një të goditur;
Fatin tënd të lidhur
Fatin tënd kompleks
Fatin tënd të hidhur
Fatin tënd të pazgjidhur…?!

 

DORË E ZEZË PAS UDHËTON

I humbi ngjyrat e tij njerëzore
Stinëve të jetës dimër a verë
Kur e shoh tek vjen i ndotur
I stërpikur me erë kërme

Kokë e shpirt i ka marrë erë
Ligështi a brengë nuk ndjen
Lyrr e ngjyer me çnjerëzoren
I ngjanë gjarpërit syngrirë

Edhe hija e tij kur të shoqëron
Si nepërkë pas të zvarritet
Mëri më vjen nga duart e mia
Që se ngulfasin një herë e mirë

Si e bëre këtë njeri ti natyrë
Rrugën e drejtë ta gjarpëron
Thikë e tij godet pamëshirë
Njeriun e mirë në çdo kohë

Dorë e zezë pas i fshihet
PërdItë e përnatë udhêton.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s