Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Sibilla Aleramo

Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960)

Kalendari poetik shënon më 14 gusht datën e lindjes për Sibilla Aleramo-n, që është emri i artit për shkrimtaren dhe poeten italiane Marta Felicina Faccio. Pati fëmini dhe rini të vështirë dhe histori të shumta dashurie në jetën e saj; më e stuhishmja dashuri qe ajo me poetin Dino Campana (1885-1932), mbi atë histori dashurie, në vitin 2002 u xhirua edhe një film i regjisorit të njohur Mikele Plaçido; filmi titullohet “Un viaggio chiamato amore” me Laura Morante në rolin e Sibila Aleramos dhe Stefano Akorsi në rolin e poetit Dino Kampana.
Ja një poezi prej saj:

NJË ORË

Gjakun tim dëgjova të këndonte
rreth një orë.
Dhe tëndit i përgjigjej
lauresha që agimin përshëndeste.
Një orë
nëpër rrëmba rridhte
përjetësisht
ndër dallgë gëzimi të paemërt
një orë
dhe gjithë jetën
gjakun dëgjova të këndonte,
ndërsa e dehur, agimin përshëndeste lauresha.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s