PAK FJALË PËR LIBRIN “NUK VDESIN YJET” TË POETES HAVUSHE KASUMI-AHMETI… (Përgatitur për shtyp nga Sh.Sh. “Feniks” , botues sh.b. “Lena” Prishtinë…) / Nga: Bilall Maliqi, shkrimtar

PAK FJALË PËR LIBRIN “NUK VDESIN YJET” TË POETES HAVUSHE KASUMI-AHMETI…

Përgatitur për shtyp nga Sh.Sh. “Feniks” , botues sh.b. “Lena” Prishtinë…

“Nuk vdesin yjet”, është vëllimi poetik i radhës i poetes Havushe Kasumi- Ahmeti, në të cilën autorja ka shkrirë frymëzimet e saja, në motivet që i ka trajtuar në pasqyrën e lëndës poetike.
Në poezitë e Havushes, gjejmë dhembje, mall të pashuar për vendlindjen, për rrugët që të çojnë drejt kësaj pjese të ndarë, me një bagazh kujtimesh që bart me vete, sa herë që rrugëton rrugës së gjarpëruar për në vendlindje.
Poetes i mungon vendi i lindjes, i mungojnë bukuritë e saj magjepse, të cilat i vargëron me një ndjesi të veçantë, sepse e ka me vete kudo e kahdo që shkon si një pasqyrim korrekt dhe objektiv, si dhe poezitë tjera që e përthekojnë ciklin e parë poetik, me titull /A vdesin yjet?/.
Cikli i dytë poetik është kryekëput me poezi përkushtimore, e në veçanti, poezitë që janë me përkushtim për vëllain e saj të ndjerë.
Këtu shihen ato ndjesi të forta të poetes, e cila don të shkrihet në vargje poetike për vëllain, të bashkëbisedojë me të përmes udhës së vargërimit poetik.
Cikli i dytë poetik me titull /Kur vjen janari/ shoqërohet me poezi të vlerave të qëndrueshme artistike, duke mos i anashkaluar edhe poezitë e ciklit të parë.
Ky libër simpatik, i dyti me radhë, i autores Havushe Kasumi-Ahmeti, ia vlen të lexohet, sepse vërtet ka poezi që shpërfaqin vlera të pakontestueshme poetike.

 

Nga: Bilall Maliqi, shkrimtar

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s