Poema e të heshturit / Poezi nga Erjon Muça

Poezi nga Erjon Muça

 

Poema e të heshturit

Aty ku qëndronte tryeza e drekave
tani qëndron arkivoli, ku më parë
trokiteshin gotat, gërvishteshin pjatat
nga thikat dhe pirunjtë, është shtruar
Heshtja, me të heshturin shtrirë, ngrirë
nënqeshja cinike në buzën e luftëtarit
që ndërmori betejat e veta dhe s’humbi kurrë,
– të parën dhe të vetmen humbje e pati
me një luftë- rreth tij ka njerëz që qajnë,
që s’qajnë por loti ndër sy qëndron,
njerëz që s’bzajnë e të tjerë që flasin,
pyesin kërkojnë s’qarime për këtë Heshtje.
Heshtja hesht e s’reagon, nuk jep asnjë llogari,
vetëm se njerëzit nuk e kuptojnë ndaj gumëzhijnë.

**********

Mes të tjerash, veshët mi tejshpoi përgjigja
e ekuacioit të pazgjidhur të njerëzimit, Sot,
Sot s’ngeli kush pa më thënë: qe një ikje e bardhë,
iku pa lënë derte pas, iku i qetë, megjithëse herët,
parakohe, qe një ikje e beftë ashtu siç i heshturi
e kish dëshiruar, pa lodhur askënd, as edhe vetë lodhjen.
Mes shumë fjalëve njëra përsëritet e përsëritet;
që ike; diku, gjithkund, ndoshta askund.
Për çastin je ende këtu, i heshtur, ngrirë,
përballë meje edhe unë ngrirë por jo heshtur,
unë flas, përgjigjem, pres ngushëllimet,
mirëpo s’më ngushëllon asgjë, askush:
ndoshta do gjeja ngushëllim po të isha vetëm,
unë, ti, Heshtja në mes, pa nejrëzit me të cilët flas…

********

U lodha, ndërsa ti heshtur dukesh sikur jo,
nuk i dëgjove bisedat që mu desh të ndija,
erdhi çasti për t’i vënë kapakun këtij kapitulli,
brenda një arke të drunjtë futur një tjetër prej metali,
me kapak të metaltë, vulosur me metal të shkrirë,
përpara se të mbyllet kapaku i drujntë, burgoset
Heshtja, a thua se i heshturi do të dalë nga aty,
të arratiset heshtur nëpër botën e fjalamanëve,
a thua se heshtja do mbulojë të gjithë, njëherësh,
botën e zhurmës, meqë i heshturi është vetë Heshtja,
e akoma nuk duan ta kuptojnë që Heshtja
është brenda nesh e nuk na pushton papritur.
Të preka për herë të fundit o i heshtur,
hera e fundit në këtë lloj forme, i ftoht, i buzëqeshur…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s