Poezi nga Fejzi Murati

Poezi nga Fejzi Murati

 

SHALLI I KALTËR

E ulur në kafe
këmbë përmbi këmbë,
pozicionin shpesh ua ndërron, 
e di që unë torturohem përballë teje,
ndaj
me këmbkat loz e më mundon.

Dhe kur futesh e noton mes valësh
Si sirenë rrëshket përpara meje,
kërkon të më troturosh edhe në det,
flakë
e zjarr
e mall
më fut ndër deje.

Elegante ecën përmës çadrash
me një shall të kaltër
lidhur belin,
kërkon vithet seksi t’i mbulosh
Si shallet e reve
mbulojnë diellin.

Ah ti lozanjare,
nazeshumë
dhe në ëndrra veten torturoj,
sa herë vajza shoh
me shall mbi supe,
Shallin tënd me nostalgji kujtoj!

 

JETA IME 
monologu i një vetmitari

Nuk di në ishte metamorfozë
apo thjesht fati shpinën më ktheu,
aq hidhur kjo jetë më lodhi,
më zhgënjeu…

Gjithçka m’u kthye në makth
gjithçka m’u bë muzg e trishtim,
gjithçka m’u bë lot,
harresë e psherëtimë…

M’u bë torturë që netët pushtoi
gjithçka m’u bë dhimbje,
m’u bë plagë,
gjithçka m’u bë vdekje pa arkovol,
pa varr.

Gjithçka iku si hija e një ëndrre
e ndoqa papushim por vraponte e vraponte
njësoj si vrapimi i pafund i horizonteve.

S’e di ç’i kërkova jetës, s’e dita ç’më kërkonte!

 

KRISTALET E QERPIKËVE TË NATËS

I dallova vetëm në mëngjes
Ato copëra të bukura kristalesh…
Nga vesimi i shiut të pranverës
m’u dukën si lotë ndarjesh!

Ishin margaritarë fshehur në guaska
si pikat e vesës mes petalesh!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s