Shtëpia Botuese ” Blendi”,  Prishtinë publikon librin monografik  “FAMILJA MJEKU – RRUGËTIMI HISTORIK” të autorit Muhamet MJEKU

Shtëpia Botuese ” Blendi”,  Prishtinë publikon librin monografik  “FAMILJA MJEKU – RRUGËTIMI HISTORIK” të autorit Muhamet  MJEKU

Pas një pune të gjatë dhe me përkushtim, Muhamet Mjeku vjen edhe me një libër të ri. Kësaj radhe me librin monografik – gjenealogjik “Familja Mjeku – rrugëtimi historik”, ku sjell periudhën kohore mbi katër shekullore të Familjes Geci-Mjeku, për të shpalosur shumë ngjarje e veprime të kësaj familje. Shtrirja gjeografike, historia, zhvillimi ekonomik, popullsia, pastaj organizimi i jetës familjare, traditat, zakonet, arsimimi dhe sakrificat e shumta për kauzën kombëtare, e përshkojnë gjithë librin, që synon të jap sa më shumë njohuri, kryesisht nga dëshmitarë të kohës, për tu fiksuar në kujtesën e brezave, gjithnjë me synimin që ta njohin trungun e tyre familjar në rrugëtimin shumëshekullor, deri në kohën që po jetojmë.
Librin e përcjellin edhe shumë dëshmi të tjera, si: fotografi, harta, toponime, fjalorë fjalësh të rralla e indekse emrash të njerëzve e personaliteteve të shumtë të asaj kohe, që ishin në njërën apo formën tjetër, pjesë e kontributeve të këtij rrugëtimi të Familjes së madhe emblematike, Mjeku.
Libri ka 343 faqe, e formatit të madh, me kopertina të forta dhe lidhje speciale.
Të interesuarit që dëshirojnë ta kenë këtë libër në bibliotekat e tyre familjare, meqë autori jeton e vepron në Nju Jork, mund ta gjejnë në adresat dhe numrat kontaktues të poshtëshënuar:
1. Aktashi II, Rruga “Ferat Draga”, nr. 59 – Prishtinë
2. Marketi “Vëllezërit Mjeku” – Kastriot
3. Tel. cel. +383 44 676 054 – Shipitullë – Kastriot

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s