Kalendari poetik: Jorge Luis Borges (1899-1986) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 

Kalendari poetik: Jorge Luis Borges (1899-1986)

U lind 120 vite më parë në Buenos Aires, Jorge Luis Borges, poet, shkrimtar, eseist, përkthyes e akademik argjentinas. Vuante shumë nga sytë dhe rreth viteve ’60 pothuajse u verbua krejt; gjithsesi as kjo sëmundje nuk ia uli dëshirën dhe vrullin Borgesit. Pati bërë emër të madh si krijues jo vetëm në Argjentinë, por në mbarë botën duke fituar çmime dhe mirënjohje të shumta jo vetëm në vendin e tij. Çmimin Nobel nuk ia dhanë kurrë; por kjo s’e cënon aspak lavdinë e fituar me veprën e tij. Ditët e fundit të jetës i kaloi në Gjenevë, Zvicër, ku edhe u varros sipas dëshirës së Poetit. Është një kënaqësi e veçantë për mua përkthimi i poezive të Tij, më krijohet përshtypja se jam duke folur me Borges-in, jo duke shqipëruar poezitë e tij:

MUZG

Gjithmonë muzgu në shpirt më prek,
i vagëlluar a gjithë ngjyra qoftë,
por çka më prek më tepër
është vezullim i fundit i dëshpëruar
që mbulon si me ndryshk fushat
atë çast kur dielli bie në humnerë.

Dhëmb të ndjekësh atë dritë të mpirë dhe të ndryshme
atë zhgënjim që hapësirën nguc
në një drojtje të përgjithshme ndaj territ
kur gjithçka në çast zbehet
e na krijon një ndjesi zhgënjimi,
ashtu si na avullojnë ëndrrat
kur kuptojmë se po ëndërronim.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s