Poezi nga Dodona Qose

Poezi nga Dodona Qose

 

***

…do largohem nga ty,
q’ historitë e shekujve, mbart mbi fjalë,
fjalë të gërvishura, në kohra të epujve,
m’ i servir, pa le, të dalë, ku të dalë,
kam vetëm një makth,
për këdo epokal,
sidomos, për këdo, q’ shfleton histori,
mesazhet kodike, a i ka zbuluar njeri,
ndë to të gërmohet, por jo me dhunë,
dhimbjen e daton veç nëna, ajo është histori,
historitë ninulluar shekujve, q’ sot janë shndruar, n’ histeri,
nga daltimet, q’ ngjyejnë qiejt,
me metaforikat, q’ i rrjeshton në çdo varg, në çdo poezi,
hej ç’ më bën t’ ulëras, oshëtimën t’a ndjejë, çdo njeri,
kudo nga shkelet kodi, t’ ndjehesh në liri,
lirinë që të fal piskama, andej nga lind çdo fëmij,
epokali im,
eja t’ bisedojmë, t’ i fshijmë lotët dhimbjes,
t’ flasim për dashuri,
dashurinë q’ fal nëna,
e para fjalë ninulluar, me udhën e qumshtit, mëkuar,
ajo q’ s’ju shter loti,
kur ti je larguar,
eja t’ flasim për dashuri, dashurinë e mohuar,
at’, q’ don çdo njeri,
të ndjehet,
lartuar,
hë si thua,
a ke mundësi,
apo fjalën,
ta kanë privuar,
enjët e shekujve,
ku kodet,
ngatërruan, hibridizmi, endet kalëruar,
si mushkë xanxare,
q’ samarit,
s’ ju nënështrua,
eja flasim për dashuri, dashuria është jeta,
të mos mbetet veç n’poezi,
dashuria të zbresë në tokë,
ta ndjejmë unë edhe ti,
jetojmë epokë,
ku kurbani mpreh bisturi,
si dihet sa do vazhdojë,
si duket njeriu,
ende rend nëpër botë,
lart’ e poshtë,
e posht’ e lart,
gjersa t’ gjejë,
pikën e art,
atë e ka fjala,
ajo magjitë i mbart…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s