Poezi nga Brikene Ceraja-Beka
Erdhe mbrëmë
(Në 18- vjetorin tënd Atë)
Erdhe mbrëmë
dhe me bukurinë tende nga kreshbardha
ma ndriçove rrugën që e kish mbuluar nata.
Erdhe mbrëmë,
nuk të prisja,
u ule në tryezën ku unë pija,
me sytë e tu si qielli më shpëtove
nga dallgët e jetës.
Erdhe mbrëmë,
kishe kohë që nuk më vizitoje
edhepse gotën ashtu ta lija gjysmë të mbushur,
unë pija.
E bardhësia e flokëve tua më kish mbuluar me dritën e mëngjesit.
bcb (26.08.2019)




























Leave a Reply