Kalendari poetik: Amado Nervo (1870-1919) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Amado Nervo

Kalendari poetik: Amado Nervo (1870-1919)

Më 27 gusht është data e lindjes së Amado Nervo-s, (emri i vërtetë është Juan Crisóstomo Ruiz de Nervo), poet, shkrimtar dhe diplomat meksikan; vepra e tij e gjërë përmbledh romane, poezi, tregime, kronika, ese kritike. Çmohet si më përfaqësuesi i modernizmit në poezinë meksikane. Kjo është poezia që vendosa të paraqes sot:

NË PAQE

Tashmë që mbrrita muzgun, bekuar qofsh o Jetë.
Sepse shpresa të rreme nuk dhe asnjëherë,
As ndëshkim kot, as punë që s’mund t’i bëja vetë;
Sepse shoh në fund të udhës sime plot mundime
Që e ndërtova vetë, fatin dhe jetën time;
Dhe nëse mjaltë apo vrer nga gjithçka fitova,
Qe vetëm se atë mjaltë apo vrer shijova,
Kur mbolla bisk trëndafili, trëndafilë mblodha.

Sigurisht, dimri do të vijë pas times vjeshtë;
S’më ke thënë kurrë se maji qe i përjetshëm!
Të gjata vërtet i pata, netët plot me dhëmbje;
S’më pate premtuar kurrë, veç netë me ëndje;
Ama, në këmbim, njoha kënaqësi pa caqe…
Desha, më deshën, dielli më ledhatoi faqet…
S’më ke asnjë borxh o jetë! Ndahemi në paqe!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s