Poezi nga Ndue Lazri
SULLTAN, KUJTO HISTORINË…
Skënderbe zhvishe prapë shpatën,
Erdoganit çoja mandatën:
hiqe sulltan memorialin,
ose prapë po e shaloj kalin
e në Lezhë do mbledh kuvend,
ku mercenarët s’ kanë vend.
Nëpër shekuj për Atdhe
Koka turq’sh jem’ mësue me pre,
historinë po e ke harrue,
n’ Krujë e Dibër m’gjen prapë mue,
kujto Strugën e Torviollin,
ku e gjunjzuem Anadollin,
ushtritë turke me sulltanë,
blenë Moisiun e Hamzanë,
por fitoren s’e blenë dot,
shpatës ne i dalim për zot,
mercenarët në histori
i mbulon veç turpi i zi,
Prandaj, Erdogan sulltani
të çon fjalë ty Ballabani,
sa herë shkelëm n’tokë shqiptare,
na kënduen korbat mbi varre.
Toka turke ka vend boll,
memorialin ngrije n’Stamboll,
Shqipja e ka Atdheun të shtrenjtë,
n’piedestal ngre bijtë e vet.