Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

PROTOKOLL

Prezencës tënde
mbi vetmi
Çdo protokoll të dashurisë 
e provokonte.
Më provokoje, gëzimeve
edhe mendimet
I numëroje dhe hymnizoje
veten, nuk e gjen
gjeni, trurit…?
Demonizoje, shkarkimet!
Si një produkt
vetëtimash në librin tënd
po falja
gabimet, i vlerësoja dhe
krahasoja
mbi çdo relaks të zemrës
së tronditur
kur më rrethoje në
psheretima
jete më udhëton!…
Bukurisë!

 

PËRZGJEDHUR BREGUT

Me dallgët shtroja
dialogun
e përzgjedhjeve dhe 
meditimeve
bregut?… Linim
rradhën
e gjatë prisnim
meditimeve
çliruar prej thëritjeve
ku zgjoja
shpirtin…! Ma shtronte
si grua
kjo bukuri. Bukuri
e zgjeruar
valeve kur lëkundej
formave të saj
më zgjonte…vargu…?!
Luhatej
si dallgëzimet rritur
miteve
përpiqej dhe rritej
furtunave?
Ngrihej… dhe deti
zbuluar
po mbante, kaltërsitë.. ?
Qiellore
reflektonin dhe konkuronin
thellësitë.
Aty, mes tensioneve
ngjeshur
mërzitjeve zbulonim
dritën.
Dritën ma vidhte
udhëtimeve
të kohës kur shtrohej
si valle
e ngjeshur dhe e shuar
joshjeve!
Mes flladesh zbutur
prej dallgëve
zbërthyer, shpirti…?
Ulej dhe ngrihej
pa krenari mbi psheretima
dallgësh që
të rikthenim, shkëlqimet…?
Mbi buzëqeshjet
e shuara dhe deti im.. !
M ‘i dhuronte
shpirtit kur përflaknim
hipokrizitë.
Ftohtë…! Aq ftohtë
dallgëve
më turfullonte mendimimi!
Mes bregut
mbeti, si një gjerdan
i përseritur
fryrjeve mes dallgësh
më zbulohej
erës dhe dritës, zbutej
si unë dhe
ky det…?! I trazuar dhe
përmbytur
më mbante mua dhe
gjithë trupat
qiellores degradojnë.
Ky qiell…!
Kaltërsive më përshkruan
dhimbjesh
nuk ja kërkoj
as kam zili, misterët…?
Ja zbuloj
me largësitë po shtoj
përpjekjet!
Dallgë ngheshur si
shkallarë
lartësive ngjitem dhe hedh
vështrimet…!
Dhimbjeve dhe dridhjet
mes dilemave
nuk akordoj, detin!
Unë dhe Ti
o dallgngjeshur e tronditjeve
kokëforte
nuk të shtroj, mbi ç ’do dialog
gjithësie
po gjej… dallgë
dhe me to…! U rritëm.

 

ZHVENDOSJE

Mbi të padëshiruarat
përhumbje dhe
zhvendosje, si trungje 
pemesh tharë
dhe mbytur erozionit
dhe në gjini…?
Kjo peshë e trysnis
së mbartur
mbushur kjo jeta jonë:
Në udhëkryqet
e udhëtimeve përballemi dhe
kthehen
fortesat, hermetike
ndaj njerëzores
na frenojnë dhe na flijojnë
frikës?…
Sa shumë përballemi
sa shumë
të harruar jetës?!
Zhgënjyer
mbi thërime morrëm dhe
ëmbëlsitë dhe ajo.. !
E derdhur mbi vështrime
Frike dhe
frikës përballur sërish!…
Dhunim. 

Advertisements

One thought on “Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

  1. Falenderime zemre per reklamimin e krijimtarise time tek faqja letrare prestigjioze Galaktika Poetike Atunis . Suksese pa fund dhe per Ju i nderuar Agron Shele !!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s