Poezi nga Shyqyri Fejzo

Poezi nga Shyqyri Fejzo
 
 
Erërat
 
Ti fryn e lirë, andej nga deshe
Kur vjen rradha me flakën luan
Zjarr të fikur dojë të ndizje
Dhe zjarre të ndezur i shuan
 
Era,bija e gjetheve e luleve
E lakuriqtë bredh gjith beharë
Fryn e fuqishme, lugjeve, honeve
Në dimër martuar me acarë
 
Bota ka shumë erera, kjo dihet
Disa janë qefllinj të parfumeve
Erërat pranverore presin të tjerë
Të bukura erat e mollës e agrumeve
 
Era e djersës është era e vërtetë
Ajo pak pëlqehet në njerëzi
Po ta njihte atë një deputet
Kjo do te ishte një mrekulli.
 
 
 
Mall emigranti
 
Do të mbledh nga ajëri uji, e prej dheut
Do të ngjit për krah erën e Jonit
Këpucë dy dallgë blu të Egjeut
Pantallonat nje hark te ylberit
 
Që këtu larg në Peloponez
Do nisem të fluturoj
Se zemra prush mu ndez
Në vendin tim të shkoj
 
Si Dedali dhe Ikariusi do të ngrihem
Të marr pa pritur arratinë
Dua në Lenie të gëdhihem
Që nga qielli të shikoj shtëpinë
 
Do të fluturoj si plumbi i pushkës
Të mos më arrijë asnjeri
Të qendroj te kroi i Mushkës
Dhe një herë ujë aty të pi.
 
 
 
Vjelsja e mollëve
 
Dielli me mollët të ka pjekur
Të ka zgjatur sa pemët vetë
Në gji dy reneta të ka fshehur
Dhe në sy..të ka zbritur nga retë
 
Frutat kudo me të ylberit ngjyra
E kuqja e mollëve aty ngatërrohet
Ku ka starking e cila është fytyra
Nën rrezet e diellit gjithshka flakërohet
 
Duart si flutur nxitojnë në vjelje
Ato nuk i lodh një ditë e tërë
Melodia e njohur i bën përkëdhelje
Djaloshi provon renetat a janë bërë.
 
 
 
E fshehta
 
Atje ku ende nuk kam qënë
Shpesh aty shkoj me të shpejtë
Kërkoj atë që nuk kam lënë
Kërkoj me ngulm një të fshehtë
 
Kam nje çast të mrekulluar
Si në endërr ku njëlloj
I gëzuar ndodhem zgjuar
Është ëndërr a jetë, se dalloj
 
Sa matem ta prek me dorë
Ngjethem i tëri.E dini pse?
Thosh gjyshja ime e gjorë
E fshehta djalë, vdes e re.
 
 
 
Kostumi i vërtetësisë
 
Kur budallait shpata ju dha
Hata ka qënë me të vërtet
Po ka ndodhi edhe më të mëdha
Kur të pandershmit ju dha pushtet
 
Përgjërohen në popull kur duan vota
Bëhen vaj në emër të drejtësisë
E di njerzia po e mëson dhe bota
Me astar gënjeshtre kostum i vërtetësisë.
 
 
 
Ndershmëria
 
E vetmuar e braktisur,dhe je dhe nuk je
Mbete duke ecur rrugëve të shkreta
“Modernët” sot të quajnë démodé
Mbahu fort mbështetur te e vërteta
 
Fisnike e brishta ndjenjë ndershmëri
Nga vuajtjet nuk të trembet syri kurrë
Kurdoherë i përballon me burrëri
Në pemët me kokrra hidhen gurë
 
Sot ty lart të godasin me gurë
Por gurët shpejt bien në tokë
Ata nuk të arrijnë dot ty kurrë
Hedhësve u kanë rënë në kokë
 
 Açik e themi,të gjithë le ta dinë
Në qënien “Njeri” e ke shtëpinë.
 
 
 
Shpresa
 
Në jetë ndodh, si për dreq
Prapësi puna, vështirë jeta
Atëhere kur jemi më keq
Si fanar na ndriçon shpresa
 
Jastëk sa ve kokën shlodhesh
Të bukur zakon që ke
Pendë i lehtë e i qartë zgjohesh
Ti të pranon qshtu si je
 
Me ty shpesh të gjithë takuar
Dimrak në zemër, shpirt sterrë
Atëhere rrugën na ke ndriçuar
S’na braktise sikur njëherë
 
Ty sikur të fluturon era
Je shpërndarë kudo në botë
Mendjen me ty mbajmë përhera
Dhe për pranimin në Evropë
 
Shumë e thonë,”s’bëhet ky vend”
Atëhere vjen dhe na ndihmon
Duke na i “gëdhendur” mend
 
Moj shenjtorja që s’merr pension.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s