Poezi nga Brikene Ceraja- Beka
Tokë e harruar
Toka mban edhe minj, urithë, milingona, kacabunj, karkaleca e çka nuk mban.
Dielli ka dekada që ka ikur, diell me rreze dashunie.
Në tokë kalojnë përrojet, puset që mbushen pas shiut, po dielli kur i lëshon rrezet me dashuni ato shtërrohen, mbesin vetëm vrima, në to ndalen të pushojnë minj, urithë.
Në këtë tokë ka harru me diellëzu drita, ka harru me dashnu siç dashuronte dekada e dekada më herët.
E toka fal dashuni edhe për iriqin
e fal e fal dashuni, për njeriun.
bcb (gusht 2019)




























Leave a Reply