Poezi nga Luan Maloku

Poezi nga Luan Maloku

 

ATË MBRËMJE KUR ERDHE

I

Sa shumë të prita, e të prita
E më në fund erdhe dashuri
Te dashuria, dhe të përqafuar fort
Kaluam urën në rrugëtim të gëzuar

II

Si engjëll të fali Zoti i madhërishëm
Ti je vargu i poezive të mia shpirt
Të falemnderit që më gëzove shumë
Shpirtin dhe qiellin tim të akullt

III

Erdhe të mos më lësh të vetëm
E di mirë se sa vuaj pa ty zemër
Kalove rrugë të gjatë deri tek unë
Sa shumë e urrej largësinë tonë

IV

Sa bukur lotët e mallit rrëke
Të rrjedhin fytyrës si dritë hëne
O Zot, pa dashuri mos e lërë
Asnjë njeri, mos e lërë pa sy…

 

HUMBE DIKUND

Rruga e ftohtë
Krejtsisht e akullt
Në mes rrugëve të largëta

Asnjë përqafim asnjë puthje
Që më shtjen të të kujtoj
Humbe dikund, s`di se ku shkove
Numrin e celularit ndërrove

I shtrirë pres në krevatin bosh
Rrokullisem me dhembjen
Fatin mallkoj

Në ëndërr më vjen si atëherë
Më përqafon egërsisht si e marrë
Më çmend e më verbon

Çarçafët qullen nga lotët rrëke
Malli nuk hiqet me ëndrra
Dua ta ndjejë aromën e lëkurës sate
Ta ndjej frymëmarrjen tënde të lehtë

Imja dashuri sot e asaj dite
As emrin e vërtetë nuk ta mësova

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s