Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
 
 
Konstandinës në ditëlindjen e saj!
 
Ti je vërtet një engjëll drite
të ledh me sy dhe se besoj
rrëkëllehen ditët e ti u rrite ,
si bisk pranvere me pak droje
 
Çdo fjalë prej nëne dhe këshillë
ndonjëherë s’ të vjen për mbarë,
por mosha jote është një trill,
që pret të kthehet në lastare.
 
Qirinjtë e kohës ndezin veten
dhe ti si dritë lëviz mes nesh,
për ty gëzoj si askush tjetër,
për ty dhe dita sot buzëqesh.
 
 
 
Dashuritë e mëdha kanë fare pak fjalë
 
Tani më duhet të të dua edhe më shumë,
kur kthehesh e kokën në jastëk mbështet,
ngadalë të ledhatoj flokët si një nënë,
e them: sa shpejt kaluan njëzetetetë vjet.
 
Më duhet të të dua për atin që humbe,
për mamanë tënde, që më deshi si bijë,
ndonëse ti vetë je një at i përkushtuar
e dy vajzat i rrethon me aq shumë dashuri.
 
Tani më duhet të të dua edhe për vete,
për çastet që ikin dhe nuk vijnë më,
nëse ndonjë lot emocioni më rrëshqet
është se qindra fjalë dua të të them pa zë.
 
Dëgjoje zemrën që në heshtje të flet,
dashuritë e mëdha kanë fare pak fjalë,
vërtet rrodhën si ujvarë njëzetetete vjet,
por pesëdhjet të tjera nisin udhën ngadalë.
 
 
 
Heshtja jote
 
Heshtja jote , ngjet
me një udhë të shkretuar.
 
Fjalët i ngjasin një fari
që s’ lëshon dritë.
 
Unë
një varkë e pashpresë
që deti si nata, mbjell frikë…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s