DRITA E LOTIT / Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

DRITA E LOTIT

Kurrë s’kam besuar, pse të besoj?
As yjeve të qiellit nuk u jam lutur.
Kurrë s’kam kërkuar, pse të kërkoj?
Si vdekjen e qiririt, natën, një flutur!

Çka është e imja është e shkruar,
Në librin e fatit me bojën e heshtjes;
Të tjera gjëra më kanë robëruar,
Ato që s’guxoj t’ia them as vetes.

S’di se çfarë të besoj më parë
Në këtë botë mbuluar zhgënjime
Ngado shikoj shpirtëra të vrarë
Dhe ret’ e besimit ngarkuar gjëmime.

Në kroin e viteve pi helmin e fatit,
Sido që të jetë një ditë do të vdes;
Mjalti i helmit apo helmi i mjaltit,
As më morën, as më dhanë jetë.

Veç heshtja e ndezur e syrit tënd,
Dallgët m’i zbuti dhe m’i bëri valë;
Dhe dritën e lotit ma bëri këngë,
Këngën e shpirtit ma ktheu në mall.

Si malli i zogut për fluturim,
Si malli i pyllit që vdes pa zogj;
Si vatra e buzës që çahet pa dashurinë,
Si drita e syrit që thahet pa lotë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s