Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

ËSHTË MIRË MË KANË BURRË
-Sot në ditëlindjen time

Më besue se jam burrë është mirë
Pa kthye kokën prapa atdheut t’mërguar
Syve ju them t’jetojnë me të bukurën e burrënisë
Edhe nëse zjarrët djegin kohën time
t’dashnisë

Sot në ditëlindje të kësaj dite të bardhë
Dua t’i takoj secilës fjalë të bukur nëse vie nga Ozoni a Olimpi

Me dritën e diellit e kam mendue ta ndaj sebashku lirinë e fjalës

Tërë ditën dua t’i shëroj dhembjet e dashurive titanikiane
Edhe nëse për mua është zgjedhur t’jetoj nën Titanikun kryeneq

Është mirë sot m’i harrue mëkatarët që vjedhin dashuritë e Evës
Por cili shpirt i shejtë i harron plagët e krahëve të thyer t’pëllumbave t’mi

Sot më shumë se kurrë dua t’flas me ty imzot
Më fal vetëm njëherë n’jetë uratën
Si të mësoj mjeshtërinë e shpatës o Gjergj

Heu bre burrë
sot dua t’shkruaj vargun më hyjnor për diellin
Të jetoj i lirë legjendave
që krijoj fisi im nepër betejat e lavdisë

Plas o varg se sot nuk jam i krisuri i dashurive donzhuane
Sot nëse jam burrë
dua t’eci n’dritën e Homerit
T’i rikujtoj takimet mbresëlënëse t’Romeut dhe t’Zhulitës

Del o varg nga shpirti i heronjve dhe bëhu lufta dhe vargu im i fjalës se shejtë
O vdis si palaço n’zjarrët e mallkimit

Sot s’di që ka vdekje më t’madhe se kur fjala t’vdes.

 

NËPËR CILIN GJETH T’KËRKOVA

Nëpër cilin gjeth sonte t’kërkova
bashkë me hënën ishim udhëtarë të kopshtit tënd
Për pak aromë të trëndafilave

Eh se si çelnin me ngjyra zemre

Sonte të gjeta duke shkrue kujtimin
Për ëndrrën kur më kishe lënë n’vargun tim

Mbi lotin e Drinit të Bardhë
Ngrita gotën me pak verë me pikëllim bote

U deha deri në shpirt
Për t’u bër Kalorës lufte
Të të mbroj nga djajtë që ta vodhen dashurinë
Të shkruar me gjak zemre

Sonte nuk e di nëpër cilin gjeth kalova purgatorit
Për t’kërkuar ferrin a parajsën
T’i mundi dhembjet e shpirtit
t’vagut tim prej loti

Sonte si shpetim i pikëllimit tim
mora pak ngjyra Ylberi
Krijova pejsazin tënd prej mbretëreshe

Të takoj vetëm shpirtit aty nuk zihemi
Ku të ndjen fuqishem ëndrra ime

Sonte se si të këndoj ëndrra ime vetëm për ty
Se si të ledhaton si fëmiun
Në sy tuaj sa bukur shikohem

Eh sonte je pasqyra ime
ku të shoh se si je bërë nuse
se si erdhe me duvak oj krushkë

Erdhe vetëm si engjëlli im bashkë me fluurat
Me pulëbardhat fluturoje tek vargu im

O zot cili gjeth të sjelli deri këtu
N’gotën time gjysmë të zbrazur

Eh se si u dehem ne të dy
për vargun dhe n’vargun tim
e fjalën tënde
Se si u shndërruam të dytë në poezi.

 

SHI NË VENEDIK

Kur bie shi në Venedik
Ne qajmë bashkë me jetën
Dielli thonë i thanë lotët e zemrës
Toka lëkundet nga tradhtia e fjalës

Kur qajmë bashkë me zanat
Zjarrët rikthejnë ndezjen e vullkaneve
A jetohet dje si sot
Nesër ndoshta vdes dikush për dashninë e jetës

Sot edhe unë dua të vdes
Për fjalën e dhënë fatit t’jetës
Kur qajmë sebashku me yjet
Dua të qajmë për atdheun nëse humb betejave.

Mos vdis atdhe kurrë para meje
Jetën e takojmë me afër Diellit
Fjalët i marrim vetëm nga yjet.

Nuk vdesim kurrë pa dashninë e çmendur të Titanikut
Kur qajmë sëbashku edhe jeta na bëhet këngë

Vetëm liri nuk di ku të marrim
Në atdheun e ndarë në dysh loti
Apo në fjalën e lenë pengë në dashninë e jetës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s