Poezi nga Astrit Bulla

Poezi nga Astrit Bulla

 

KOMBI YNË NUK VDES

Po shkruhet në Tiranë një tjetër epopè,
policët me komandë, teatrin mbajnë rrethuar,
artistët po qëndrojnë si askush mbi dhè,
brenda në teatër, si heronj, ngujuar….

Për ca palo kulla do prishej një teatër,
jo një dosido, por teatri kombëtar,
një vlerë që ka hyrë në çdo shtëpi, çdo vatër,
flamurin kuq e zi ka ngritur në botën mbarë…

Në atë skenë, ikonat, dhanë drama pafund,
në kohë diktature na falën pak shpresë,
në një kohë që shpresën nuk e shihnim askund,
na e falnin artistët në skenën plot mbresë….

Edhe sot njësoj, janë përsëri ata,
ata që kërkuan teatrin të mbesë,
artistët janë njësh me popullin fukara,
historia thotë, që kombi ynë nuk vdes…

Asnjë diktaturë dhe asnjë tiran,
mos t’a gënjejë mendja, populli ka besë,
kur kupën e mbush, derdhet në Tiranë,
mjaft se e tepruat, kombi ynë nuk vdes…

 

UNË E DI ATË QË NDJEN

Unë e di që ti më ke dashur shumë,
si një zengjin më ke trajtuar,
ke ndenjur zgjuar kur flija gjumë,
ke ndenjur urtë kur isha zgjuar…

Me kafe mëngjesin m’a zgjove,
aromë e saj hundët më shponte,
në heshtje gjithshka më pranove,
gjithshka që mëngjesi më ngacmonte…

Në varkën time hipe papritur,
atëherë kur askush nuk e kish menduar,
unë për ty isha një njeri i ditur,
kurse ti për mua ishe një vajzë e dashuruar…

Varka ishte një varkë durrsaku,
pa lule, pa fjongo, vetëm çiltërsi,
mes detit të gjerë pa pikë meraku,
në det kur e shohin, të gjithë e kanë zili…

Nga bregu në breg mbeti varka e jonë,
atje shkon më shpesh ku rehatin gjen,
një varkë pa vela, ne rremojmë gjithmonë,
ndër rrema mbi valë unë e di atë që ndjen….

E di atë që ndjen në heshtje e kuptoj,
e ndjen atë që dua për bregun matanë,
vështrimin hedh tutje me dylbi vështroj,
në bregun pa breg sundojnë sharlatanë….

 

SYTË E DASHURISË

Përballë dritares time dy sy vezullonin,
ata sy ngjyrë deti çdo ditë i shikoja,
fytyrës që i mbante shkëlqim i përçonin,
m’a përçonin edhe mua kur andej kaloja…

Imagjinoja ata sy pranë meje, fare pranë,
për ta u ula dhe shkruajta një poezi,
lexoja poezinë dhe shihja matanë,
prisja që t’i shihja në dritaren përkarshi…

Doli në dritare, më pyeti ç’po lexoja,
me ndrojtje i thashë: – Kam shkruar poezi,
më kërkoi nëse mundej t’a lexonte, t’a lejoja,
pranova, i’a dhashë me dëshirë si djalë i ri…

Poezinë e shkruar, në vargje, për sytë
i’a dhashë dy syve që shkëlqenin,
ajo bukuri nuk kishte një të dytë,
zëri po më dridhej, duart vend nuk gjenin…

E mori poezinë, shkruar në një fletore,
si një flutur e bukur u largua vërtik,
ishte një muzg i një dite verore,
ndjenjat m’u ngacmuan, tashmë më kishte mik…

Të nesërmen u shfaq me fletore në dorë…
-Dashuria nuk qëndron e ndrydhur në vargje…tha komshija,-
– Ajo qëndron në sytë e autorit…
E kishte kopjuar nga poezia…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s