Poezi nga Behare Daja Kasa

Poezi nga Behare Daja Kasa

 

Dëshirë

Një ylber do t’i vizatoj këtij qielli,
e cep më cep me fjongo të kaltra do ta kap,
ashtu si flokët e vashave,
që hajthshëm u bien mbi shtat.

Një buzëqeshje do t’i ngjis këtij qielli,
e ugar do ta bëj,do ta ngas,
farat e mirësisë në rreshta do t’i mbjell,
e ngeshëm do t’i rris,pak nga pak.

Një strehëz do t’i qep këtij qielli,
që t’i ngjajë së ëmblës shtëpi,
me mure të bardha e të kuqe çati,
me drita të kaltra,që të ndjell veç gaz.

Një frymëmarrje do t’i jap këtyre yjeve,
frymë shpirti, guximi e dashurie,
mes tyre të mbjell një dritëz shprese,
shpresën e mileniumit të njerëzimit.

 

Njëkohësisht…

Të gjitha rrugët
padashje tek ti më shpien,
e bëhen të bardha,të bardha,
pa kalimtarë,pa trafik,
gjithmonë me semafor të kaltër.

Të gjitha mendimet
padashje tek ti më shpien,
e bëhen të bardha, të bardha,
pa intriga,pa ngatërri,
gjithmonë me buzëqeshje në gji.
E aty mpleksen me tëndin mendim
më digjen,shkrumbosen,
më kthehen në hi.

Të gjitha takimet
padashje notojnë për tek ti,
dhe ndalet çdo sekondë e kohës,
në hapësir’ ngrin,
e ora rrotullohet
me akrepa më dysh.

Dhe vetja
më duket njëkohësisht
e njohur,e huaj,
brenda vetes përhumbje,ngecje,
bashkuar me ritmin e arsyes së dehur.

 

Yjësi

Mëngjesi vjen porsi yll i praruar,
që velin e natës hedh tej me delikatesë,
por ti më thua:”Je ti mëngjes për mua,
je ylli im që pikon mes lulesh vesë”!

Unë dorën zgjas mbi yjet çdo mëngjes,
e një nga një në prehër t’i hedh,
por ti më thua:”Nuk i dua yjet,
me dritën tënde dua të mbes”!

E yjet hënës i rrinë përkarshi,
ajo çdo natë rreshket prej xhelozisë,
por ti më thua: “Je ylli im,
yll që natës sime i jep dritë “!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s