Poezi nga Linda Dervishi

Poezi nga Linda Dervishi
 
 
***
 
Rreth natës sillet
errësira…,
tek kërkon engjëjt
e saj ,
me flatra të bardha ,
me i fal pak kontrast,
me u duk vetëm një pikë
prej njerëzve që
e sundojne
Teatrove t’ jetës ,
çdo ditë…
 
Errësirë, errët …,
ku vetë engjëjt
kanë frikë,
se mos ndeshen
flatrash, këputun
dhe bijnë…
mbi altare,
mbi zemërim,
mbi fjalën e idhët,
mbi pika lot,
mbi trupat e hijtë…
 
hije t’u kalu me
demonët në shpirt…,
duke u dukur engjëjt
që dhurojnë dritë…
 
Errësire e demonë natës i ulërijnë,
mbi njerëzinë …
 
 
 
***
 
Shpeshherë në errësirë
ndihem e rrallë, më
mjafton një dritëz,
të ndez flakët e të
ndihem e gjallë…
Mbi trup ku qetësia
rrjedhën ka marrë,
tek shpalos detajet,
përmbi çorap,
t’u e tërheq
avash, avash,
t’ u e lidh si fjalë,
të afshtë,
t’ u e prek me butësi
të mëndafshtë,
nëpër duar…,
ndër gishtat ndjej
puthjen e errësirës ,
së lagsht.
 
Thashë ndjej…
 
Se jam e mbrapshtë,
kundrohem e flas,
përçart,
ndër aroma pritjesh
ku trupi më lëkundet,
e derdhet si llavë,
netëve kur dal,
e shpalos vetminë
mbi zjarr …,
t’u e mëshiru,
me vijë vështrimi,
mbi qepallë, tek digjet,
e shkrumbohet sapo
Hana,
ka nis me ardhë
pranë dritares time
me yjet pranë…
 
Tek më sheh, e braktisem nëpër nate,
duke me përhap dritë ..
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s