Poezi nga Miradije Ramiqi

Poezi nga Miradije Ramiqi
 
 
DARDANI
 
”Nëse ka dy filozofë që nuk gabojnë
një nga këta është eksperienca” S. Frashëri
 
Përshëndetje
djemtë e djemve të mi
bukë e kripë
për zemrën e bardhë
fjalë në pergamenë
në kornizë dashuri përtej dhembjes
në portat e pikëllimit shpresë
……………………………………….
gjysh e stërgjysh
i bënë nder sofrës
me të lashtat antike
për miqësi të re
të ardhmen tonë të largët
dardane
në pikturë të bardhë
dhe shkronjë me ar
Kosovë Dardani
me shekuj ndër troje
mall e dashuri;
 
 
 
METAFORË
(Anton Pashkut)
 
I kthehem klithjes
heshtja s’ka kuptim
me Oh-et e jetës
tutje
ndalem në mbresë
mëngjeseve të freskëta
njerëzit e Tu të Mi
sa mall kemi për Ty
në gur e në mur
kohë e kthyer në urë
në rrasat e Hasit të Thatë
flasin hieroglifët
E-hoja e kësaj ane
prehet në qetësi
emrin tënd
kujtimi
thërret;
 
 
 
ENIGMË ULQINAKE
 
(Shpirti ynë është ëndrra jonë më e mirë. M. Jursenar)
 
Ndër shekuj në trupin tënd
lind e rritën të lidhur
dashuritë
përplasjet e moshës
jetë i falin Ulqinit
mureve të kalasë
flenë e zgjohen të puthitur
në kohë enigmatike
pikturë e lashtë
bukuri e trazuar
me valët e detit
vjen e kthehet në kohë
arkeologji e pazbuluar;
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s